Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Fanela e verdhë ndërron duar/ Tour, irlandezi Healy ia merr kampionit në fuqi, Pogacar

schedule11:56 - 15 Korrik, 2025

schedule 11:56 - 15 Korrik, 2025

Një yll i ri ka lindur në këtë edicion.

Ben Hili ndoshta nuk do të arrijë ta fitojë Turin e Francës, por gjithsesi çiklisti luftarak irlandez ka fituar që tani diçka tepër të rëndësishme, zemrat e publikut dhe të mediave.

Në etapën e 10-të nuk bëri dot atë që realizoi në të gjashtën, pra që të kalonte finishin I pari, pasi fitues I etapës ishte veterani anglez Sajmën Jejts, por gjithsesi Hili veshi Fanelën e Verdhë.



Kjo në një datë të shënuar, në Ditën e Bastijës, simbolit të Revolucionit të Madh Francez.

Ishte një garë kaotike dhe me shumë sulme, tipike për një itinerar në ngjitje, në Masivin Qendror Francez me mbërritje në Mon Dore, dhe me gjatësi 165 kilometra.

Në fund, 32-vjeçari anglez Jejts la prapa të gjithë rivalët për të fituar etapën, ndërsa Hili mbërriti I treti duke marrë Fanelën e Verdhë.

Pogaçar dhe Vingegard, kandidatët kryesorë për titullin, arritën në të njëjtën kohë, me gati 5 minuta vonesë.

Hili kryeson Turin me 29 sekonda diferencë me Pogaçarin, ndërsa pas tyre vijnë Evenepul dhe Vingegard.

Danezi ka distancë 1’46” nga kreu dhe 1’17” nga slloveni, e duket se gara do të vazhdojë sërish në male.

Kjo e martë është pushim, e mërkura ka në program një etapë fushore, ndërsa që nga e enjtja nis ngjitja në Malet e Pirenejve në kufirin mes Francës e Spanjës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!