Tirana po udhëheq 2-1 përballë Teutës dhe është pranë arritjes së fitores së radhës në kampionat. Tirona Fanatics ndodhën në mbështetje të ekipit të zemrës, por nuk e kanë kursyer ironinë me drejtuesit e klubit.
Bardheblutë kryen një sondazh në rrjetet sociale në lidhje me preferencën e tifozëve, nëse dëshironin që dueli i sotëm të luhej në “Air Albania Stadium” apo në “Selman Stërmasi”, duke kërkuar edhe mirëkuptimin nga grupimi ultras, prej kohësh në marrëdhënie të këqija me presidencën e Tiranës.
Në fund u zgjodh të luhej në stadiumin e ri kombëtar, ndërsa Fanatics kanë nxjerrë një banderolë në shkallët e stadiumit. “Mirëkuptim nuk kërkut kur kapet fundin, po kërkoni për stadiumin“, lexohet në pankartën e tyre. /abcnews.al