Fanatics ndezin derbin, mesazh ngacmues për rivalët e kuq

schedule20:51 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 20:51 - 9 Dhjetor, 2019

Të premten, luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Rivaliteti mes dy skuadrave është shumë i madh, por dhe mes dy tifozerive. Ngacmimet mes dy tifo-grupeve kryesore, Tirona Fanatics dhe Guerrils, kanë nisur.

Fanatics kanë shpërndarë në faqen e tyre zyrtare postimin e parë, ku shihet një flamur i Partizanit mes tifozerisë së tyre i kthyer mbrapsht, me kokë poshtë. Mbi këtë foto, shkruhej: “A e njihni babën ju?!”

Vitet e fundit, Partizani ka qenë më i suksesshëm në përballjet direkte në derbi, por dhe në aspektin e trofeve, duke u shpallur kampionë të Shqipërisë sezonin e shkuar nën urdhrat e Skënder Gegës./abcnews.al