Familjet kalojnë natën më të ftohtë në çadër: Mbrëmë ka qenë llahtari, thashë se më iku fëmija

schedule11:48 - 15 Shkurt, 2021

schedule 11:48 - 15 Shkurt, 2021

Mbrëmjen më të ftohtë të dimrit ato e kanë kaluar në çadra. Është kjo situata e familjeve në Durrës të cilat mbetën pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

Në një prononcim për gazetarin Leonidha Musaj një prej kryefamiljareve që prej më shumë se një viti jeton në çadër ka një apel për autoritetet.

“Shkojmë në tualetet e lagjes. Mbrëmë ka qenë llahtaria. Thashë se ngrimë. Tashmë se më iku fëmija.  Të bëjnë diçka për ne mos të na gjejë dimri tjetër këtu. Na thanë do bëjmë një hyrje për ju. Ne po presim vetëm fjalë”, u shpreh ajo./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!