Dhjetra të afërm të ukrainasve të burgosur në Rusi kanë protestuar në Lviv, gjatë një vizitë të Presidentit Zelensky me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, shkruajnë mediat e huaja.
Protestuesit mbanin pankarta që bënin thirrje për ndihmë dhe denoncuan mungesën e veprimeve nga organizatat ndërkombëtare.
“Pse nuk po veprojnë? Pse nuk po bëjnë asgjë? Ky është qëllimi i tyre, detyra e tyre, prandaj ekzistojnë këto organizata”, tha Anastasia Zanos, e fejuara e një ushtari të burgosur.
Shumë nga të burgosurit u dorëzuan te forcat ruse në maj, duke i dhënë fund mbrojtjes së tyre të fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol.
/abcnews.al