Familjet e prekura nga tërmeti në Bubq, ende nuk e dinë kur do të nisë rindërtimi i shtëpive

schedule14:53 - 2 Shtator, 2020

schedule 14:53 - 2 Shtator, 2020

Familja Zela në Bubq po jeton ditë mjaft të vështira. Banesat iu shembe nga tërmeti, por ata ende jetojnë në çadra dhe kontiniere.

Me siklet të madh e kam përjetuar. Unin jam e sëmurë, me astmë. Djalin e kam si mos hallit”, thotë kryefamiljarja.

Temperaturat e larta e vështirësojnë akoma më shumë jetesën e tyre. Kryefamiljarja kërkon të nisë rindërtimi i shtëpisë së premtuar nga qeveria.

“A bëhet fjalë të më bëjnë një shtëpi këtu ku jam. Unë atje ku e bë shteti nuk mund të shkoj”, thotë ajo.

Pak metra më tutje jeton edhe familja e Shkëlzenit ndodhet në vështirësi. Ai tregon se shqetësimi më i madh janë fëmijët. Ata janë tepër të vegjël për të jetuar në kontenier.

“Na kanë dhënë një bonos qiraje, ça do bëjnë ne me 100 mijë lekë. Të paktën të na bëjnë shtëpinë. Po jetojmë si në katastrofë. Djalin e kam 10 muajsh, vajzën e kam 2 vjeçe”, thotë ai.

Fshati i Bubq është njëra nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor të vitit 2019. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!