Familjet e dëmtuara nga tërmeti: Nuk mund ta përballojmë acarin në çadra, shteti të na ndihmojë

14:51 | 29/12/201914:510

Një familje në Fushë-Mamurras të Kurbinit do ta kalojë natën e ndërrimit të viteve në fohtin e acartë. Familja Tarja do të vazhdojë të qëndrojë në çadër e cila është streha e vetme e saj, pasi tërmeti u mori gjithçka.

Por, i ftohti nuk është i vetmi problem për familjen me 4 anëtarë në këto netë dhjetori. Kryefamiljari Lulzim Tarja thotë se era e fortë u rrezikon edhe strehën e vetme, ndaj ai kërkon ndihmë.

“Është e rrezikshme, kam vajzën, familjen. Nuk rrihet në çadër”, thotë ai.

Alma 13-vjeçare, i kalon ditët dhe netët strukur në batanije, për shkak të temperaturave të ulëta.

“Shumë fohtë në çadër çdo natë fryn erë, nuk mund të rrihet këtu”, shprehet 13-vjeçarja, Alma Tarja.

Në te njëjtën lagje jeton edhe familja Myftari me 6 anëtarë. Edhe ata qëndrojnë pothuaj gjithë kohës nën batanije për shkak të acarit të këtyre ditëve.  Kryefamiljari Besimi, bën thirrje që shteti t’u sigurojë një strehim afatgjatë…

“Dimri tani sa ka filluar. A rrihet përherë në çadër. Në shtëpi nuk  mund të futemi është e pabanueshme”, shprehet Besim Myftari banor i Fushë-Mamurrasit

Tërmeti 26 nëntorit në fshatin Fushë-Mamurras të Kurbinit dëmtoi disa banesa dhe një pjesë e banorëve po jetojnë në kushte mjaft të vështira duke shpresuar për mbështetje nga shteti./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono