Familjarët e 60-vjeçarit nga Mitrovica Xhavit Osmani që u gjet i djegur brenda makinës së tij në fshatin Derven të Fushë-Krujës janë ende në pritje të tërheqjes së trupit të tij të pajetë. Do të jenë përgjigjet e analizave të ADN-së ato të cilat do të përcaktojnë ekzaktësisht se i kujt i përket trupi i karbonizuar brenda në automjet.
Pas lajmit të kobshëm të gjetjes së një personi të karbonizuar brenda një automjet në zonën e Dervenit në Fushë-Krujë, që dyshohet se i përket Xhavit Osmanit nga Mitrovica e Kosovës, famijarët e këtij të fundit iu drejtuan Institutit të Mjekësisë Ligjore për të marrë konfirmimin zyrtar.
Mesa duket zvarritjet institucioane por edhe mungesa e kryerjes së analizave të ADN-së, bëri që familjarët e personit që rezulton i humbur prej datës 4 maj të mos marrin përgjigje nga morgu i Tiranës.
Ndërkohë, i vetmi institucion që ka ka mundësinë për të bërë anazilat e ADN-së në vendin tonë është laboratori Policisë Shkencore. Do të duhet të pritet edhe të paktën 1 javë për të përcaktuar se i kujt i përket trupi i shkrumbuar i gjendur mesditën e së shtunës në periferi të Fushë-Krujës.
Familjarët e Xhavit Osmanit u njohën edhe me sendet rrethanore që iu gjetën të ndjerit në automjet por, përsëri ata nuk ishin në gjendje të përcaktonin nëse ishin apo të viktimës.
Sipas të dhënave të pikës së Kalimit kufitar të Morinës, Shtetasi kosovar kishte hyrë me mjetin e tij tip “Volkswagen Touran” në Shqipëri më 29 prill. Ka dyshime të forta se ai mund të jetë marrë peng për t’i nxjerrë ndonjë informacion, e më pas është eliminuar.
Po kështu dyshohet ka fjetur në disa hotele të ndryshme në qytetin e Durrësit, ku është bërë e mundur edhe sekuestrimi i kamerave të sigurisë për të hedhur më shumë dritë se kush kanë qenë personat e fundit me të cilët ka qëndruar viktima. /abcnews.al