Një 26-vjeçare është gjetur e pajetë në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit, në fshatin Orgjost të Kukësit. Dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur, pasi grupi mjekoligjor nuk ka konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Dy ditë më parë, familjarët e së resë bën kallëzim në policinë e qytetit, pasi ajo ishte larguar nga banesa dhe kishin humbur kontaktet.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 17.12.2024, në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit, në fshatin Orgjost, është gjetur e pajetë shtetasja M. O., 26 vjeçe, banuese në fshatin Kosharisht.
Gjatë këqyrjes nga eksperti mjekoligjor, në trupin e shtetases M. O. nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.
Pasditen e datës 16.12.2024, në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e kësaj shtetaseje kanë kanë bërë kallëzim për largimin e saj nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës./abcnews.al