Një pjesë e banorëve të Thumanës janë harruar nëpër çadra. Moti i keq po vështirëson jetësen në çadra të banorëve të Thumanës. Jetesa në to është shumë e vështirë kryesisht për fëmijët dhe të sëmurët.
Oborret e shtëpive të banorëve janë mbushur plot e përplot me çadra që në një ditë si kjo me shi, ujin sado që përpiqen ta izolojnë me gurë sërish ju hyn brenda. Esat Hidraliu prej disa vitesh ka humbur shikimin dhe një prej duarve i është paralizuar. Ai nuk punon dot dhe e gjithë familja me 5 anëtarë jeton me pensionin e tij të invaliditetit. 62 vjeçari thotë se jeta në çadër po bëhet e pamundur. “Dy muaj brenda, nuk kemi dalë nga çadra.
Kemi gjetur shtëpinë me qera, por nuk na kanë dhënë bonusin”, tregon Esat Hidraliu. Esati dhe nusja e shtëpisë tregojnë për netët e vështira mes të ftohtit në çadër. “Ka qenë shumë ftohtë është situatë e papërballueshme, ndërsa nusja shpreht se edhe për fëmijët është shumë vështirë”. Kësaj familjeje po i shuhet dhe shpresa për sa kohë nuk ka asnjë reagim nga institucionet. “Nuk e dimë, veç zoti e dinë, shpresojmë por deri tani asgjë”, thotë ajo.
Në çadër që pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar jeton dhe vëllai i Esatit që thotë se nuk kanë marrë as bonusin edhe pse kanë aplikuar prej kohësh. Ndërsa natën nuk flenë dot. “Soleta është totalisht ë shkatërruar, rrimë në çadër, bonus nuk kemi marrë. Kushtet janë mizerabël”, thotë vëllai i Esatit./abcnews.al