Familja Mata në Thumanë pa mbështetje prej 8 muajsh, tërmeti i shkatërroi shtëpinë

schedule14:32 - 9 Gusht, 2020

schedule 14:32 - 9 Gusht, 2020

“Kur ra tërmeti kemi dalë jashtë se ishte duke na zënë brenda. Për dy ditë kemi ndezur zjarr dhe qëndruam jashtë”, kështu e kujton atë moment kryefamiljari i familjes Mata.

Pas tetë muajsh kujtimet e saj dite janë ende të gjalla. Lëkundjet e forta të tokës mëngjesin e 26 nëntorit duken në çdo shtëpi të Thumanës.

Kjo është banesa e Dritan Matës. Në këtë shtëpi jetojnë 6 persona, mes të cilëve edhe dy të mitur. Më i vogli erdhi në jetë pak ditë rënies së tërmetit. Që prej asaj kohe familja është përballur me vështirësi pafund.

“Këtu jeton djali. Jemi shumë ngushtë. Sot në këtë ditë askush nuk më ka dhënë një kokërr kripë. Inshallah vë Zoti dorë për këta fëmijë sepse më keq nuk ka”, u shpreh ajo.

Shtëpia është e pabanueshme. Natën detyrohen ta kalojnë në çadër nga frika. Janë munduar ti bëjnë disa riprime, por të pamjaftueshme.

“S’ka mundësi që të bëjë shtëpi. Punon vetëm për të mbajtur familjen”, shprehet ai.

Thonë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë e për banesën nuk e dinë se në cilën shkallë është dëmtuar.

“Erdhën njëherë  bënë ca fotografi dhe u larguan”, u shpreh ajo.

Kjo familje kërkon ndihmë nga shteti që ti ndihmojë në ndërtimin e shtëpisë, pasi jetesa në çadra vështirësohet dita ditës./abcnews.al/