Familja e Artan Cukut kërkon 1 milion euro dëmshpërblim

schedule11:39 - 5 Shkurt, 2021

schedule 11:39 - 5 Shkurt, 2021

Familja e ish komisarit Artan Cuku kërkon 1 milion euro dëmshpërblim. Abcnews.al mëson se ekspertët kanë kërkuar këtë shumë për familjarët. Lidhur me këtë kërkesë me 8 shkurt do të zhvillohet seanca në gjykatën Administrative.

Pak muaj më parë, familjarët e të ndjerit ngritën një padi në Gjykatën Administrative, duke kërkuar dëmshpërblim nga Drejtoria e Policisë dhe Ministria e Brendshme.

Më herët familjarët e ish-komisarit kanë kërkuar 30 milionë euro dëmshpërblim. Sipas familjes, Cuku është vrarë për shkak të detyrës dhe për shkak të neglizhencës që ka treguar shteti ndaj tij.

Komisarit Artan Cuku u ekzekutua me 8 prill të vitit 2017. Bledar Jambellin dhe Kristaq Leci janë dy të dyshuarit kryesor që kanë urdhëruar vrasjen e kryekomisarit, të cilët janë arrestuar në Greqi, por më pas u liruan nga Gjykata e lartë greke.

Ndërkohë ekstradimi i tyre për në Shqipëri është refuzuar, me pretekstin se atyre u rrezikohet jeta. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!