Familja dhe policia e kërkonin prej dy ditësh, 36-vjeçari nga Tirana gjendet i vdekur në bunker

schedule20:13 - 20 Prill, 2022

schedule 20:13 - 20 Prill, 2022

36-vjeçari I.M i cili ishte shpallur në kërkim prej ditës së djeshme nga policia e Tiranës, pasi familjarët e kishin denoncuar të humbur, është gjetur pa shenja jete në një bunker në Institutin Bujqësor.

Sipas policisë mbi trupin e 36-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune. Ai është dërguar në morgun e spitalit për tu bërë ekzaminimet e mëtejshme dhe për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.04.2022, në Institut Bujqësor, në një bunker, është gjetur pa shenja jete, shtetasi I. M., 36 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga vëllai i tij, shtetasi A. M.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi është transportuar në morg, për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!