Falsifikonin tamponët për qytetarët që udhëtonin drejt BE, 5 të arrestuar në Durrës

schedule10:04 - 7 Shtator, 2021

schedule 10:04 - 7 Shtator, 2021

Policia në Durrës ka goditur dy raste të falsifikimit të rezultatit të tamponëve duke vënë në pranga pesë persona. Po ashtu, për rastet është proceduar penalisht një person dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Një nga rastet e mashtrimit kryhej në bashkëpunim mes agjencisë së udhëtimit dhe laboratorit për kryerjen e testeve, dhe 1 rast falsifikimi dhe mashtrimi kryhej nga vetë agjencia e udhëtimit.

Bëhet e ditur se në pranga është vënë Violeta Begeja, 65 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Mashtrimi”, e punësuar pranë agjencisë së udhëtimit “IDA”, në lagjen nr.4., Durrës;

Albiona Cuka, 24 vjeçe, për veprën penale “Mashtrimi”, Blerim Maloku, 25 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, Asllan Diva, 23 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të 3 banues në Durrës dhe të punësuar pranë një laboratori në lagjen nr.4, Durrës.

Gjithashtu u shpall në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, Lutfi Lami, 52 vjeç, administrator i laboratorit në lagjen nr.4, Durrës.

Të arrestuarit,  në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qenë të punësuar pranë agjensicë turistike dhe laboratorit, me anë të falsifikimit dhe mashtrimit, pajisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me testime “Antigen Rapid”, kundrejt përfitimit.

Po ashtu  u arrestua në flagrancë për veprat penale, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, Artiola Budani, 24 vjeçe, si dhe u procedua penalisht për të njëjtat vepra penale, Ornela Sallaku, 40 vjeçe, të 2-ja, banuese në Durrës.

Budani dhe Sallaku, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, duke qenë të punësuara pranë një agjencie udhëtimesh, në lagjen nr.4, Durrës, me anë të falsifikimit dhe mashtrimit, pajisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me teste “Antigen Rapid”, kundrejt përfitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan njësi kompjuterike të 2 agjencive, tamponë për kryerjen e testeve dhe disa fletë me përgjigje të testeve të falsifikuara. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!