Një 54-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë në Vlorë, pasi dyshohet se falsifikoi dokumentet për të përfituar një sipërfaqe toke.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 54 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, ka përfituar një sipërfaqe toke. /abcnews.al