Falsifikim i çertifikatave të Covid, policia bastis shtëpinë e ish-presidentit brazilian

schedule14:19 - 4 Maj, 2023

schedule 14:19 - 4 Maj, 2023

Policia e Brazilit ka bastisur shtëpinë e ish-presidentit Bolsonaro si pjesë e një hetimi për falsifikimin e certifikatave të vaksinimit anti Kovid gjatë pandemisë. Këshilltari i afërt i Bolsonaros, u arrestua në lidhje me këtë rast, ndërsa vetë ishtë presidenti ka thënë se ai nuk ka asnjë lidhje me rastin që po hetohet.

Policia tha se baza e të dhënave ishte ndryshuar për të ndryshuar statusin e vaksinimit të disa individëve të paidentifikuar. Në deklaratën e saj policia federale tha se “të dhëna të rreme” ishin futur në të dhënat e vaksinimit kundër COVID-19 të Ministrisë së Shëndetësisë të Brazilit.

Policia tha se po kryente 16 urdhra kontrolli dhe sekuestrimi dhe po ekzekutonte gjashtë urdhër-arreste si pjesë e operacionit.

Sipas policisë, kjo është bërë në mënyrë që individët të cilëve u ishte ndryshuar statusi i vaksinimit të mund të merrnin certifikatat e vaksinimit të nevojshme për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në atë kohë.

Bolsonaro, i kundërshtoi këshillat e ekspertëve për menaxhimin e pandemisë dhe bëri shaka se vaksina mund t’ju “kthejë në një aligator”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!