Besimtarët myslimanë në të gjithë Shqipërinë festojnë këtë të diel festën e Kurban Bajramit. Në Elbasan besimtarët kanë falur namazin në sheshin kryesor të qytetit.
Vetë besimtarët e cilësojnë Kurban Bajramin festën e solidaritetit.
Besimtarët myslimanë të Shkodrës kanë falur namazin e Kurban Bajramit në sheshin kryesor te qytetit. Myftiu i Shkodres Imam Muhamed Sytari ju drejtua besimtarëve duke kërkuar ruajtjen e paqes dhe të harmonise në vend.
Falja e Kurban Bajramit në Vlorë është zhvilluar në sheshin e flamurit pranë xhamisë kryesore të qytetit. Qindra besimtarë ishin në shesh ndërsa falja e namazit është bërë nga myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku.
Edhe në Korçë besimtarët myslimanë janë lutur për më shumë mbarësi e begati.
Besimtarët kanë falur namazin e Kurban Bajramit edhe në Fushë Krujë. Sipas fesë Islame rituali dhe festa e Kurban Bajramit nis me faljen nëpër Xhami dhe më pas me prerjen e Kurbanit për ata që kanë mundësi dhe shpërndajnë për njerëzit në nevojë./abcnews.al