“Emigrantët”, Meloni: Marrëveshje europiane. Rrugë e guximshme, të ndiqet nga të tjerë jashtë BE

schedule14:36 - 15 Tetor, 2024

schedule 14:36 - 15 Tetor, 2024

Kryeministrja Italiane GiorgIa Meloni ka përshëndetur nga Senati nisjen e zbatimit të marrëveshjes për emigrantët që është arritur mes Romës dhe Tiranës zyrtare. Në fjalën e saj përballë ligjvënësve Italianë, Meloni u shpreh se kjo marrëveshje dhe nisja e zbatimit të saj shërben sot si një shembull për të gjithë Europën.

“Italia dha një shembull të mirë me nënshkrimin e protokollit me Shqipërinë  për të përpunuar kërkesat për azil në territorin shqiptar, por nën juridiksionin italian dhe europian. Dy objektet e përcaktuara në protokoll, qendra në Shëngjin dhe ajo në Gjadër tashmë janë gati dhe funksionale. Kjo është një rrugë e re, e guximshme, e paprecedentë, por që pasqyron në mënyrë të përsosur frymën evropiane dhe ka gjithçka që duhet për t’u ndjekur nga vende të tjera jashtë BE-së. Falenderoj Kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë qeverinë e tij që besuan bashkë me në faktin se kjo ishte një marrëveshje e mire dhe efektive.”

Grupi i parë i emigrantëve të  cilët janë kapur duke kaluar kufirin Italian në mënyrë të jaaligjshme pritet të mbërrijë në Shëngjin mëngjesin e të mërkurës.

Ky grup përbëhet nga 10 shtetas nga Bangladeshi dhe 6 Egjiptianë, për të cilët autoritetet Italiane do të shqyrtojnë çështjet e tyre të azilit ndërsa ata qëndrojnë në qendrën akomoduese të Gjadrit.

Në rast të mos marrjes së azilit, këta emigrantë do të riatdhesohen nga autoritetet Italiane. Mbi 1 milionë emigrant të paligjshëm kanë mbërritur nëpërmjet varkave dhe gomoneve në mënyrë të jashtëligjshme përgjatë 12 viteve të fundit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!