Falen gjobat për këmbësorët dhe automjetet, Rama: Nga java tjetër ndëshkimet të pakthyeshme

schedule17:06 - 17 Prill, 2020

schedule 17:06 - 17 Prill, 2020

Në kuadër të masave parandaluese për koronavirusin kryeministri Edi Rama këtë të premte në një komunikim për mediat është shprehur se qeveria ka vendosur që të falë të gjitha gjobat që janë vendosur deri tani për këmbësorët dhe për shoferët .

Shefi i qeverisë në fjzalën e tij ka theksuar ndë rtë tjera se  ky është një vendim që është marrë pasi javën e ardhshme do të futet në fuqi Kodi i ri Penal.

Lexo edhe: Rama: Të ardhurat janë goditur, deri në qershor humbasim gjysmë miliard euro

Sipas kryeministrit qëllimi i Kodit  të ri Penal  është ai për mbrojtjen e jetës dhe abuzimet që mund të kërcënojnë dhe rrezikojnë secilin prej jush

Ka disa tipa që nuk ndryshojnë dhe nuk reflektojnë në asnjë kohë dhe për asnjë arsye sepse nuk i lë injoranca apo vetëdija e gabuar se mund t’u japin mend të tjerëve. Këta tipa qofshin ngelësa tipik, apo analistë, që jo vetëm janë gjithnjë kundër, por janë njëlloj në gatishmëri për të akuzuar u hodhën përpjetë nga mbushja e një vakumi në kodin tonë penal, që deri dje nuk kishte asnjë resht për një situatë epidemie, nuk kam problem me ta, e kanë me veten, por as Zoti nuk ua zgjidh dot derisa të kenë frymë. Kodi Penal ka një qëllim, mbrojtjen e jetës dhe abuzimet që mund të kërcënojnë dhe rrezikojnë secilin prej jush.

Sot dua t’u jap një provë të thjeshtë, se ndëshkimet nuk janë plan për t’u bërë si Enveri sikur më akuzojnë për domosdoshmëri për të forcuar. Janë ekzekutuar deri tani 7107 gjoba për këmbësorët dhe 1941 gjoba për drejtues automjeti. Të cilat janë shoqëruar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vite dhe bllokim të makinës. Ne sot kemi vendosur mos ekzekutimin e këtyre gjobave dhe kthimin e të gjitha patentave dhe të gjitha mjetet e bllokuara. Javën e ardhshme me hyrjen në fuqi të Kodit të ri penal le të startojnë të gjithë të barabartë”, tha Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!