Falen gjobat në Theth/Rama: Ndërtimet pa leje nuk ishin abuzive, por për shkak të shtrëngimit të ligjit

schedule12:49 - 30 Qershor, 2024

schedule 12:49 - 30 Qershor, 2024

Kryeministri Edi  Rama  ishte në Theth ku u shpërndanë rreth 200 tituj pronësie dhe dha një lajm të mirë për banorët e  zonës.

“Këtu ka një masë të madhe gjobash që janë vendosur si rezultat i ndërtimeve apo ndërhyrjeve aty ku keni pasur shtëpinë e vjetër, që janë bërë për shkak të nevojës për krijim ekonomie përmes turizmit dhe që nuk janë ndërtuar sipas ligjit, sepse shtrëngimi i legjislacionit për këtë zonë e ka bërë të pamundur. Qeveria do t’i fali të gjitha këto gjoba, sepse nuk janë tipikisht ndërtime të bëra abuzivisht për t’iu shmangur ligjit. Por kjo nuk do të thotë që do të lejohen ndërtime të tjera pa leje”.

Atyre që i thonë se për Shkodrën u kujtua vonë  iu dha këtë përgjigje.

“S’na është leju të bëjmë më shumë”.

Brenda vitit kryeministri premtoi se rruga e Dukagjinit do të përfundoj ndërsa një plan  për të ndihmuar emigrantët që duan të kthehen të investojnë në këtë zonë është pothuajse gati.

“Me paketën e maleve  do  tu japim mundesi atyre që janë në emigracion të kthehen të investojnë në tokën e tyre që e kane me letra… program që mund t’ju jepet  mundësia të ndërtojnë me leje para marrjes se titullit përfundimtar të pronësise me qeranë e famshme 1 euro,  por ajo toke është e jotja s’ta merr njeri”.

Qeveria do të ndërmjetësoi dhe me bankat.

“Tek banka tjeter ndërthurje per te vene garanci”.

Lehtësi parashikohen për  këdo që dëshiron të hap një bujtinë apo një agroturizëm.

 “Ne në zonat malore do të ketë sistem më të lehtë taksimi për agroturizmin  sot do paguani TVSH 20%  nëse  certifikoheni si agroturizëm duke pas titullin e pronës do të paguani një TVSH 6%  ndërkohë tatim fitimin e keni zero po ne duham t’ju heqim çdo taksë per lejet e ndërtimit çdo burokraci”.

Paralelisht po përgatitet  projekti  për transformimin e Thethit   ku   guri për kalldrëm të bashkëjetojë me materialin natyral dhe çatit e shtëpive  të kthehen në identitet.

Ndërsa foli për kthimin e zonës në një destinacion të klasit të lartë për turizmin kryeministri përmes batutash shigjetoi demokratët.

“Atyre të PD iu ka ra sakica ne mjaltë,  se punët e e tyre i bejme ne…”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!