“Faleminderit Vllazni”, një titullar i rëndësishëm lë shkodranët

schedule12:18 - 13 Gusht, 2020

schedule 12:18 - 13 Gusht, 2020

Renato Malota largohet nga Vllaznia pas dy sezonesh e gjysmë. Mbrojtësi lezhjan, pasi e mbylli me Partizanin në janar të vitit 2018, veshi fanellën kuqeblu për herë të parë. Edhe pse Vllaznia ra në Kategorinë e Parë, qendërmbrojtësi nuk u largua dhe pas një sezoni tjetër në elitë, ka ardhur momenti i shtrëngimi të duarve.

Vetë Malota, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka falënderuar të gjithë në klubin shkodran: “Përshëndetje të gjithëve. Nga sot nuk do jem më pjesë e Vllaznisë. Ndjehem mirë që në momentet më të vështira nuk e braktisa kurrë Vllazninë, edhe pse ofertat nuk më kanë munguar asnjëherë.

 

Dua të falënderoj kryetaren e Bashkisë Shkodër për respektin që më ka dhënë, gjithashtu administratorin Lici që ka qenë korrekt dhe transparent me ne lojtarët.

Në fund dua të bëj një falënderim për tifozët shkodranë, të cilët më kanë bërë të ndjehem si të isha një djalë Shkodre. Këtu mbyllet aventura ime me Vllazninë. Ju uroj shumë suksese dhe gjithmonë do keni një vend të veçantë në zemrën time”. /abcnews

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!