Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhuron drurë dekorativë

schedule15:08 - 2 Dhjetor, 2018

schedule 15:08 - 2 Dhjetor, 2018

Në vijim të aksionit të Bashkisë së Tiranës për pyllëzimin e qytetit, Fakulteti i Shkencave të Natyrës i dhuron kryeqytetit disa drurë dekorativë të llojit Lofata, të cilët iu shtuan lulishtes “Qemal Stafa” pranë Presidencës. Në fjalën e tij kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se deri në 2030-ën do mbillen 200 milionë pemë.

Fushata e mbjelljes së pemëve e Bashkisë Tiranë duket se ka ndërgjegjësuar mjaft qytetarë si dhe institucione të ndryshme siç është edhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës i cili ka dhuruar drurë dekorativë për lulishten pranë Presidencës. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Veliaj vlerësoi kontributin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës që iu bashkua nismës së Pyllit Orbital.

Erion Veliaj: Ky është parku i “lofatave”, pemë shumë të bukura të dhuruara nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Për të gjithë ne këtu do të jetë një kënaqësi fantastike kur të kalojmë buzë këtij parku; do të themi unë isha aty ditën kur u mbollën këto pemë, e do t’i i shohim teksa rriten bashkë me ne, me familjet tona në qytetin e Tiranës.

Bashkia e Tiranës synon të vendosë një rekord në mbjelljen e pemëve të reja, si pjesë e Pyllit Orbital. “

Erion Veliaj: Ambicja jonë nisi dy vitet e para me nga 100 mijë pemë në vit. Duam që brenda 2030-s në Tiranë të jenë mbjellë 2 milionë pemë, si një mënyrë për të kompesuar 200 mijë makina që sot ka Tirana.

Edhe dekani dhe profesorët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës përgëzuan Bashkinë Tiranë për nismat dhe rëndësinë që po i kushton gjelbërimit të Tiranës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!