“Faktori ndërkombëtar po i vëzhgon nga afër qendrimet e Maqedonisë së Veriut”, Hyseni: Qeveria e re dëshiron të hapë probleme të vjetra

schedule16:30 - 10 Korrik, 2024

schedule 16:30 - 10 Korrik, 2024

Vijojnë debatet në distancë mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, analisti Blerim Hyseni ka thënë se faktori ndërkombëtar po i vëzhgon nga afër qendrimet e Maqedonisë së Veriut.

Ai ka theksuar se qeveria e re dëshiron të hapë probleme të vjetra. Sipas Hysenit, në Maqedoninë e Veriut do të jetë një vjeshtë të nxehtë sa i përket marrëdhënieve ndërmjet saj dhe fqinjëve, pasi ky shtet nuk ka kapacitet për të imponuar në BE zgjedhjet që dëshiron.

Qeveria e re dëshiron të hapë probleme të vjetra, kryeministri do të tregojë që mban fjalën. Unë mendoj që gjithnjë e më shumë këto relacione do të thellohen. Edhe faktori ndërkombëtar ka filluar të marrë sinjale të qarta. Në këtë mëngjes nga ambasada e SHBA nuk ka shkuar asnjëri, përfshirë dhe ambasadorin. Mendoj që është një sinjal i qartë që faktori ndërkombëtar po i vështron nga afër qendrimet e qeverisë dhe kryeministrit të ri.

Unë mendoj që pas pushimeve verore, në Maqedoni do të kemi një vjeshtë të nxehtë sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë dhe fqinjëve. Maqedonia nuk ka kapacitet për të imponuar në BE zgjedhjet që ajo dëshiron, për shkak se është jashtë BE dhe varet nga vota qoftë e Bullgarisë, qoftë e Greqisë, pra, unë mendoj që këtu po bëhet politikë ditore, vetëm për të mbajtur anëtarësimet e saj që gjoja ne do të bëjmë mrekullira pas marrjes së pushtetit. Unë jam optimist që fundi do të jetë shumë i shpejt”, u shpreh Hyseni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!