Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Faktori më i rëndësishëm, Izraeli”, Beqja: Objektivi i tij, dizintegrimi i Iranit. SHBA fuqi në rënie…

schedule21:00 - 5 Mars, 2026

schedule 21:00 - 5 Mars, 2026

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Mentor Beqa tha për Real Story se në administratat e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izrael po vihet re rritje e radikalizmit fetar.
Sipas tij, SHBA po përballen me rënie relative në skenën globale për shkak të fuqizimit të vendeve të tjera si Kina. Beqa theksoi se Izraeli synon dobësimin dhe dizintegrimin e Iran, ndërsa edhe Teherani po ndjek një strategji për përdorimin gradual të kapaciteteve të tij për të shkaktuar dëme.

“Brenda administratës izraelite dhe amerikane ka rritje të radikalizmit fetar. Zionistët e krishterë në SHBA janë të përfaqësuar në nivele të larta, kemi edhe lobin izraelit më të fuqishëm në SHBA. Ka edhe një kontekst gjeopolitik; SHBA janë një fuqi në rënie sepse kemi rritje të vendeve të tjera si p.sh. Kina.

Kur është në rënie, tregon që tërhiqet nga normat ndërkombëtare dhe mbështetet më shumë te fuqia bruto. Shohim një SHBA që është shembëlltyra e asaj që ka ekzistuar më parë, por nuk është ajo SHBA që veprimtarinë e mbështeste në parime dhe norma. Nëse deri tani SHBA, për shkak të omnipotencës, kishin mundësi të neglizhonin çfarë ndodhte në rajone të ndryshme, sot nuk e ka më këtë luks dhe vepron shpeshherë edhe në mënyrë agresive.



Faktori më i rëndësishëm është Izraeli; e ka të qartë objektivin, kërkon dizintegrimin e Iranit dhe futjen në kaos. Ka një strategji nga Irani për përdorjen në fazë të kapaciteteve duke sjellë dëme.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!