Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fake News” trondit Leo Messi/ Skandali në Argjentinë, u njoftua vdekja e babait të tij

schedule18:56 - 19 Qershor, 2026

schedule 18:56 - 19 Qershor, 2026

Në fushë dhe jashtë saj, Lionel Messi është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Këtë herë jo për faj të tij, por të një lajmi të rremë dhe me të vërtetë dhe pse jo të neveritshëm.

Gjatë transmetimit të së premtes, të programit shumë të njohur “El Shoë del Verano” në Luzu TV, një rrjet me një numër të madh ndjekësish dixhitalë në YouTube dhe Tëitch, prezantuesja e njohur Florencia Peña njoftoi drejtpërdrejt vdekjen e Jorge Messit, babait të kapitenit të Argjentinës.

Ky njoftim tronditës erdhi pas lotëve të Leos pas golit të parë në ndeshjen kundër Algjerisë, që zbuluan se babai i tij vuante nga një sëmundje e rëndë.



Me anë të një komunikate shpërndarë për mediat, familja Messi përgënjeshtroi lajmin e dhënë në emisionin e drejtpërdrejtë, duke shkaktuar një zemëtim të madh sidomos te argjentinasit, për të cilët “Pleshti” është i “shenjtë”.

Si pasojë e shpërthimit të indinjatës gazetarja argjentinase Florencia Peña reagoi në rrjetet e saj sociale duke kërkuar ndjesë publike për lajmin e rremë.

Ajo gjithasahtu dha dorëheqjen, por kjo nuk e zbehur aspak këtë skandal. Madje për të ka ndërhyrë edhe presidenti i vendit Javier Milei, duke thënë se “kush sulmon Messi ka sulmuar Argjentinën”.

Nuk dihet nëse kjo ngjarje do të ndikojë te “Pleshti”, I cili nisi “Botërorin 2026” me një paraqitje spektakolare, duke shënuar edhe tre gola.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!