Rrjeti social ‘Facebook’ do t’ua ndalojë njerëzve në Australi të lexojnë ose të shpërndajnë lajme.
Vendimi është përgjigje për ligjin e propozuar që kompanitë teknologjike si ‘Facebook’ e ‘Google’ të negociojnë me media për të shfaqur përmbajtjen e tyre.
Sipas CNN, ligjbërësit kanë thënë se rregullat e reja janë për të mbrojtur interesin publik të gazetarisë, duke u siguruar që për lajmet e shpërndara mediat të paguhen për përmbajtjen e tyre.
Megjithatë, ‘Google’ dhe ‘Facebook’ kanë kundërshtuar me futjen e rregullit të ri, duke argumentuar se ai bazohet në një keqkuptim të marrëdhënies midis kompanive të teknologjisë mediave./abcnews.al