Facebook mbyll faqen pro Izraelit me 77 mln ndjekës: Shumë mesazhe urrejtjeje nga ekstremistë islamikë

schedule14:17 - 19 Maj, 2021

schedule 14:17 - 19 Maj, 2021

Facebook ka mbyllur një faqe pro-Izraelit me mbi 75 milion ndjekës, në mes të konfliktit më të madh në rripin e Gazës ndër vite. Faqja, i cili u hap në 2002 dhe ishte faqja më e madhe e krishterë në Facebook, u mbyll nga platforma të premten.

Mike Evans, themeluesi i faqes, tha se ekstremistët islamikë komentuan mbi 1 milion herë në postimet e tyre dhe më pas e mohuan diçka të tillë, duke i cilësuar komentet  e tyre të padëshiruara.

Gjithashtu, themeluesi i faqes tha se i ka bërë thirrje Facebook për të rikthyer faqen e tyre. Ky është konflikti më i madh mes dy vendeve.  Zyrtarët mjekësorë të Gazës thanë  se 219 persona kanë mbetur të vrarë që nga nisja e konflikteve me 10 maj.

Përpjekjet diplomatike të drejtuara nga SHBA për të siguruar një armëpushim janë intensifikuar por deri më tani kanë dështuar. Në një sulm 25-minutash brenda natës, Izraeli bombardoi disa objektiva duke përfshirë ato që ushtria e tij tha se ishin tunele në Rripin jugor të Gazës të përdorura nga Hamas, grupi islamik që qeveris Gaza.

Gati 450 ndërtesa në Gaza janë shkatërruar përfshirë gjashtë spitale dhe nëntë qendra shëndetësore dhe më shumë se 52,000 Palestinezë janë larguar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!