Facebook do të paguajë 14 milion dollarë gjobë për diskriminim

schedule15:13 - 20 Tetor, 2021

schedule 15:13 - 20 Tetor, 2021

Facebook arrin marrëveshje me autoritetet amerikane, të cilat e akuzuan se kishte rezervuar në mënyrë të paligjshme, vende pune për emigrantët të cilët po sponsorizonte për të marrë kartonin e gjelbër, duke penalizuar në këtë mënyrë forcë e punës amerikane. Marrëveshja parashikon pagesën e 14.3 milion dollarëve, nga të cilat 4.75 milion do i jepen qeverisë amerikane dhe 9.5 milion viktimave të supozuara të këtij diskriminimi.

Qeveria amerikane këmbëngul se Facebook ka krijuar qëllimisht një sistem punësimi në të cilin i ka mohuar punëtorëve të kualifikuar amerikanë, një mundësi të barabartë që të ishin në dijeni për vendet e punës dhe të aplikonin për punësim. Dhe në rastet që qytetarë amerikanë kanë dorëzuar dokumentacionin dhe kërkesën për punësim, ato nuk janë marrë në konsideratë për pozicionet që ishin në dispozicion.

Thënë më thjesht, Facebook ka rezervuar vende pune për ata që kishin viza të përkohshme pune. Ky denoncim është kryer nga administrata e ish presidentit Donald Trimp. Në qendër të debatit janë viza të tipit H-1B, që përdoren gjerësisht nga programatorët e softuer dhe nga nëpunës të tjerë të shoqërive kryesore teknologjike amerikane, për të punësuar persona me kualifikime specifike, por që vinin nga vende të huaja.

Dhe pse Facebook këmbëngul se ka përmbushur standardet e qeverisë, pranoi të paguajë gjobën dhe të hapë dyert e zyrave dhe për qytetarët amerikanë. Gjoba është më e madhja – e paguar ndonjëherë – në 35 vite histori të normave kundër diskriminimit në punësime./abcnews.al