Fabian Ruiz te Real Madrid? Ancelotti kërkon ta ketë përsëri nën urdhrat e tij

schedule17:00 - 28 Shkurt, 2022

schedule 17:00 - 28 Shkurt, 2022

Fabian Ruiz ishte mbrëmjen e djeshme vendimtarë me golin e shënuar në minutën 90+4 në përballjen që Napoli kishte me Lazion.

Një gol me vlerë 3 pikëshit dhe skuadra e tij tashmë udhëheq Seria A, por në Itali kanë filluar zërat që e lidhin Ruiz me një transferim të mundshëm në “Santiago Bernabeu” sezonin e ardhshëm.

Sipas “La Gazzeta dello Sport” raportohet se lojtari i Napolit dëshiron të largohet nga Seria A dhe të kthehet në La Liga, dhe dëshira e 25-vjeçarit siç raporto burimi në fjalë është të mbajë veshur fanellën e “Los Blancos”.

Madrilenët e kërkuan Ruiz edhe sezone më parë, por nuk ishte i gatshëm të paguanin milionat që kërkonte Napoli, madje flitej për 80 milionë euro.

Tani, ai çmim ka rënë në 50. Kontrata e lojtarit me Napolin përfundon në vitin 2023 dhe për momentin ai nuk dëshiron të rinovojë.

Ky fakt ka bërë që mediat italian të mendojnë për një largimin drejt Real Madrid, që duken sikur e kanë marrë seriozisht nënshkrimin me mesfushorit.

Carlo Ancelotti është një nga mbështetësit kryesorë të Fabian. Tekniku i madrilenëve e kishte nën urdhrat e tij  te Napoli dhe tani dëshiron ta ketë sërish te Reali. /f.a/abcnews.al