FA CUP, mbrojtësi më i shtrenjtë Van Dijk debutoi me sukses

schedule16:49 - 6 Janar, 2018

schedule 16:49 - 6 Janar, 2018

Mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit Van Dijk debutoi me sukses me Liverpulin. Hollandezi shënoi golin që vendosi fitoren në derbin me Evertonin në Ef Ej Kap.

Një debutim perfekt i Virgil Van Dijk te Liverpool. Mbrojtësi hollandez ishte protagonist në fitoren 2 – 1 në derbin me Everton i vlefshëm për turin e tretë të FA Cup. Van Dijk e nisi si titullar dhe shënoi golin që vendosi takimin në minutat e fundit. Liverpool realizoi i pari me Milner, por në pjesën e Sigurdsson barazoi rezultatin. Sfida u vulos nga blerja e re e merkatos së janarit. Van Dijk i cili kushtoi 85 milionë euro përcaktoi suksesin me golin e shënuar në minutën e 83’. Më tej në FA Cup kaloi edhe Manchester United. Ndeshja me Derby County përfundoi 2 – 0 për ekipin e Mourinho por rezultati u zhbllokua vetëm në minutën e 84’. Lingard dhe më pas Lukaku realizuan për Manchester United./abcnews.al