Një vaksinë kundër COVID-19 mund të jetë në dispozicion më shpejt sesa pritej nëse në vazhdim provat klinike japin rezultate pozitive, deklaroi Anthony Fauci, zyrtari më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA.
Pavarësisht se dy prej provave klinike, te 30 mijë vullnetarë priten të përfundojnë deri në fund të vitit, Fauci tha se një bord i pavarur ka autoritetin për të arritur në një përfundim nëse rezultatet e ndërmjetme janë pozitive ose negative. Bordi i Monitorimit të të Dhënave dhe Sigurisë mund të thotë: “Të dhënat janë pozitive kështu ne mund të themi me bindje se tani vaksinat janë të sigurta dhe efektive” .
Në një rast të tillë, studiuesit do të kishin “një detyrim moral” për të përshpejtuar përfundimin e provave dhe ta bëjnë vaksinën të disponueshme për të gjithë, duke përshpejtuar gjithashtu procesin e vaksinimit të milionave njerëzve.
Kompanitë janë duke testuar tre vaksina kundër COVID në SHBA. Dy studimet e para – njëra e udhëhequr nga Moderna dhe Instituti Kombëtar Shëndetësor dhe tjetra e udhëhequr nga Pfizer dhe BioNTech, të cilat filluan provat në fund të korrikut.
Komentet e Faucit vijnë pas shqetësimeve nga rritja e rasteve me Covid-19. Ekspertë të vaksinave kanë deklaruar se Trump po bën presion për një aprovim të hershëm të një vaksine./abcnews.al