“Durrësi me plazhe të qeta/ Britanikja “Express”: Ofron hapësira të bollshme për pushuesit

schedule08:04 - 1 Shtator, 2024

schedule 08:04 - 1 Shtator, 2024

Destinacionet turistike të Shqipërisë vijojnë të bëjnë jehonë në mediat ndërkombëtare. Së fundmi gazeta e njohur britanike, Express i ka kushtuar një artikull bregdetit të Durrësit, duke e renditur si plazhin më pak të mbipopulluar.

Durrësi, është një nga destinacionet më të kërkuara, ndërsa gazeta i referohet një studimi të kryer nga linja ajrore Wizz Air, që ka analizuar mbi 50 vende evropiane dhe plazhet e tyre kryesore sesa hapësirë ofrojnë për pushuesit.

Pavarësisht se është një nga pikat bregdetare më të njohura në Shqipëri, Durrësi ende ndihet i qetë, shkruan Express.

Plazhi shtrihet përgjatë detit Adriatik dhe është i njohur për bregdetin e tij të gjerë me rërë, duke e bërë atë një vend të preferuar si për vendasit ashtu edhe për turistët, vijon më tej gazeta, ndërsa shton se Durrësi ka një ndër vijat bregdetare me të gjatë në Shqipëri afërisht 10 km.

Sipas Express, rëra butë ofron hapësirë të bollshme për të bërë banja dielli dhe për të shijuar aktivitete të ndryshme ujore. Pjerrësia e butë dhe ujërat e cekët e bëjnë atë ideal për familjet me fëmijë.

Gazeta britanike përshkruan më tej shëtitoren që shtrihet paralelisht me plazhin, e mbushur me një sërë kafenesh, restorantesh, baresh dhe dyqanesh. Kjo zonë e gjallë është e përkryer për të ngrënë, për pazar dhe për të shijuar atmosferën e gjallë të plazhit.

Plazhi i Durrësit është lehtësisht i aksesueshëm nga qendra e qytetit dhe është i lidhur mirë me pjesë të tjera të Shqipërisë dhe ndodhet gjithashtu shumë afër Tiranës dhe aeroportit.

Gazeta britanike mbyll artikullin e saj me përshtypjet e vizitorëve të huaj në Durrës, të cilët e përshkruajnë si vendin ideal për të kaluar pushime për qetësinë që ofron dhe çmimet mjaft të lira.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!