Sipas rezultatit të Exit Poll-it që po transmetohet nga T7, në Prishtinë prin LDK me 50.98 për qind.
Rezultati final i Exit Poll-it thotë se LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë dallim tepër të ngushtë në kryeqytet.Kandidati i LDK-së, Përparim Rama, sipas këtij Exit Poll-i, del me 50.98 për qind të votave, ndërsa kandidati i LVV-së, Arben Vitia del me 49.02 për qind.
Pak dallim kanë pasur dy kandidatët gjatë gjithë ditës së sotme.
Deri në orën 12:30, 50.2 për qind e qytetarëve të pyetur kanë thënë se e kanë votuar Vitinë, ndërsa 49.8 për qind Ramën.
Ndërkaq, deri në orën 15:30, ky rezultat ka ndryshuar. Ramën kanë thënë se e kanë votuar 51.8 për qind, ndërsa 48.2 për qind LVV-në.
Kutitë janë mbyllur para pak minutash, ndërsa pritet që shumë shpejt të fillojë numrimi i votave në Prishtinë. /GazetaExpress/