Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Evropa Tani” shpall fitoren në Mal të Zi, koalicionet shqiptare marrin tre mandate

schedule22:12 - 11 Qershor, 2023

schedule 22:12 - 11 Qershor, 2023

Pas numërimit të 90 për qind të votave, lëvizja Evropa Tani ka shpalllur fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Malit të Zi. Lëvizja “Evropa Tani” ka arritur që të sigurojë 26 për qind të votave, ndjekur nga aleanca “Së bashku” dhe koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi”.

Koalicioni “Së bashku” (DPS-SD-LP-DUA) ka fituar 23.8 për qind, koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi” 14.8, koalicioni Demokratët dhe URA e drejtuar nga Dritan Abazoviç 12.3 për qind. 2 mandate siguroi “Forumi Shqiptar” i Nik Gjeloshajt dhe një e mori Genc Nimanbegu me “Aleanca Shqiptare”.

Duke folur për mediat vendase, Nik Gjeloshaj nga Forumi Shqiptar tha se fituan dy mandate në zgjedhje dhe se shpreson që Mali i Zi të ketë një qeveri të qëndrueshme. Ai përsëriti se ky është një rezultat i madh për këtë subjekt politik./abcnews.al



 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!