Evropa po digjet, Greqia dërgon për herë të dytë avionë në Shqipëri për të shuar zjarret

schedule17:18 - 14 Korrik, 2022

schedule 17:18 - 14 Korrik, 2022

Greqia po dërgon avionë për të shuar zjarret në Shqipëri, pas kërkesës së saj për ndihmë nëpërmjet mekanizmit të mbrojtjes civile.

Në veçanti, Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Yanes Lenarsic, në një postim në Twitter, thekson: “ Nxehtësia po godet edhe Evropën Juglindore, ka rrezikshmëri të lartë zjarresh. Pas një kërkese për ndihmë nga Shqipëria, nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Greqia ofroi ndihmë. Dy avionë zjarrfikës janë nisur tashmë drejt Shqipërisë.”

Nga ana e tij, përfaqësuesi përgjegjës Balas Uzvari vuri në dukje se “dy grekë Canadair tani janë nisur drejt vendit tonë”.

Kjo është hera e dytë për këtë vit,  që Greqia i përgjigjet kërkesës së Shqipërisë për të dërguar avionë në vendin tonë.

Ndërkohë Evropa është prekur nga temperaturat ekstreme të cilat kanë shkaktuar zjarre dhe djegien e mijëra hektarëve. Zjarret vazhdojnë të shpërthejnë në pjesën më të madhe të Evropës mes një vale të të nxehtit ‘mbytës’ me temperatura që tashmë janë rritur në 45 gradë celcius dhe pritet të rriten edhe më shumë.

Portugalia është shkatërruar nga flakët e shumta që kanë pushtuar lagjen e Quinta do Lago ku pronat shiten nga 1 milion deri në 9.5 milion paund, ku gjithashtu ndodhet edhe shtëpia e yjeve si Roman Abramovich , Duncan Bannatyne, John Terry dhe Steven Gerrard.

Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre të shumta gjithashtu edhe në në Spanjë, Francë, Turqi dhe Kroaci. Agjencia shtetërore meteorologjike e Spanjës AEMET tha se ata presin që ditën e sotme të shënohet dita më e nxehtë, duke shënuar mbi 46 gradë Celcius, raporton abcnews.al.

Pjesa më e madhe e Spanjës është vendosur në gatishmëri të lartë të mërkurën dhe AEMET tha se disa rajone si Andaluzia në jug, Extremadura në jugperëndim dhe Galicia në veriperëndim janë më të prekurat. Përtej kufirit në Portugali, zjarret kanë shkatërruar rajone, shtëpi, biznese dhe fusha golfi.

Një person ka humbur jetën si pasojë e zjarreve. Në Leiria, Portugalia qendrore, vendasit janë përpjekur të shpëtojnë fshatin ndërsa flakët vazhdojnë të përhapen.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!