Everton merr fitoren e parë në Premier League, Maupay mposht West Ham

schedule17:26 - 18 Shtator, 2022

schedule 17:26 - 18 Shtator, 2022

Evertoni ka siguruar fitoren e parë në Premier League, teksa ditën e sotme ia doli të mposhte minimalisht skuadrën e West Ham.

Në shtëpinë, Evertoni nuk toleroi aspak kundërshtarët e tyre, teksa rezultoi një loje e luftuar.

Maupay në minutën e 53-të do të shënonte edhe golin e fitores për Everton, një gol që do të kishte vlerën e 3 pikëve për të tijtë në sfidën e javës së 7-të të Premier League.

Me këtë triumf Everton arrin në kuotën e 7 pikëve, ndërsa nga krahu tjetër West Ham mbetet me 4 pikë. /f.a/abcnews.al