Evazioni fiskal, Rama: I kemi denoncuar, por Prokuroria fle mbi dosje

schedule15:32 - 28 Tetor, 2022

schedule 15:32 - 28 Tetor, 2022

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me evazionin fiskale.

Sipas kreut të qeverisë, prej kohësh administrata tatimore ka denoncuar evazorë të mëdhenj dhe pastrues parash, por është Prokuroria ajo që “fle mbi dosje.”

Postimi i plotë në Twitter

Pastrues parash dhe evazorë të mëdhenj fiskalë janë denoncuar prej kohësh në prokurorinë e TR nga administrata tatimore! Ndërkohë që prokuroria fle mbi dosje këta prodhojnë e amplifikojnë tërë ditën kundër qeverisë lajme të rreme,akuza të mëdha,muhabete të dehurish nga urrejtja!

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!