Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme pyetjen e tetë në platformën e Këshillimit Kombëtar. Në këtë pyetje të radhës, qeveria u kërkon mendim qytetarëve rreth masave ndëshkuese që janë aktualisht në fuqi kundër evazionit fiskal të shoqërive të biznesit të madh.
Në pyetësor kërkohet mendimi i qytetarëve nëse biznesi i madh duhet të ndëshkohet penalisht me dënime të ashpra për evazion fiskal apo nëse legjislacioni aktual është i mjaftueshëm për ta luftuar fenomenin.
EDI RAMA NË FACEBOOK
Në postimin e bërë në llogarinë e tij në Facebook, kreu i qeverisë u bën thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e atij që ai e quan “kuvendimi popullor për çështje më rëndësi strategjike për Shqipërinë. /abcnews.al/