Evakuimi i civilëve, Ukraina: Rusia nuk mbajti premtimin, po bombardon Kievin dhe Mariupolin

schedule15:17 - 7 Mars, 2022

schedule 15:17 - 7 Mars, 2022

Ministria e Jashtme ukrainase pretendon se trupat ruse kanë vazhduar të godasin me raketa qytetet duke përfshirë Kievin dhe Mariupolin këtë pasdite pavarësisht premtimit për krijimin e korridoreve humanitare, shkruan skynews

Ukraina tha se bombardimet po bllokojnë evakuimin e civilëve dhe ofrimin e ndihmës humanitare në disa zona. Që nga mëngjesi i sotëm, gjashtë korridore humanitare janë krijuar në Ukrainë, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Irpin tha se evakuimi i civilëve nga zona e rrethuar po vazhdonte pa problem.

Zona ndodhet rreth 12 milje në veriperëndim të Kievit dhe pranë aeroportit Hostomel.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!