Eva Buzo ia del. Notarja me origjinë shqiptare ka përfunduar me sukses sfidën e saj duke mbërritur me not nga brigjet italiane në ato shqiptare. Buzo ka përshkuar 92 km nga San Focca deri në Gadishullin e Karaburunit, në afërsi të Kepit të Gjuzës mëngjesin e kësaj të hëne.
Ajo e nisi notimin në orën 18:00 të së shtunës nga Italia. I gjithë udhëtimi i saj i vështirë përmes detit ka zgjatur 35 orë e 17 minuta, duke përmbushur në këtë mënyrë misionin e saj, që një vit më parë e la përgjysmë për shkak të komplikacioneve.
Por këtë herë, rrugëtimi për notaren me profesion avokate ka përfunduar duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike.
Ajo ka ndaluar shumë pak për të pirë ujë dhe për t’u ushqyer dhe udhëtimi ka qenë koonstantm pa pasur asnjë problem. Ndërsa ekipi që ishte me të duke e ndjekur me gomone në çdo moment e cilësojnë sfidën e avokates të jashtëzakonshme.
Sinkron: lodhje fizike të saj në momentet e rrymave, ato vetëm bënin nga një spostim. Ajo është një përbindësh.
“Eva hyri në historinë e detit, duke sakrifikuar veten e saj. Kalimi i Otrantos e betonizoi emrin e Evës në një nga shkëmbinjtë e Karaburunit”.
Në momentin e mbërritjes Eva nuk është në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa. Ndërkohë gjendja e saj është shumë e mirë.
Sfidën e përmbyllur me sukses të saj e vlerësoi edhe kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar si histori të jashtëzakonshme rekordin me not të thyer nga avokatja.
Buzo e provoi edhe vitin e kaluar kalimin e Otrantos me not, por u detyrua të ndërpriste pas rreth 70 kilometrave pas djegieve të kandilave dhe motit të keq.
Në vitin 2022, gruaja me origjinë nga Berati, përshkoi me not Liqenin e Gjenevës, me një distancë prej 58 kilometrash.
/abcnews.al