Eurostat: Shqiptarët të 6 në botë, pas sirianëve për numrin e lejeve të qëndrimit

schedule15:34 - 20 Janar, 2021

schedule 15:34 - 20 Janar, 2021

Qytetarët shqiptarë zënë vendin e parë në botë për marrjen e lejeve të qëndrimit në  vendet e Bashkimit Evropian.

Tendenca e largimit për  arsye financiare, bashkim familjar por edhe për shkollim vijojnë të mbeten disa nga arsyet kryesore të largimit nga Shqipëria.

Të dhënat janë publikuar nga Eurostat dhe  tregojnë se në raport me numrin total të popullsisë Shqipëria rezulton me numrin më të lartë të leje qëndrimeve të mara kryesisht në vendet e BE-së.

Ndërkohë  nëse bëjmë një krahasim në bazë të numrit të leje qëndrimeve të dhëna Shqipëria renditet e 6 në botë menjëherë  pas Sirisë.

Gjatë 2019 për shqiptarët janë lëshuar 868 mijë leje qëndrimi. Italia është shteti që ka dhënë më shumë leje qëndrimi për shqiptarët e ndjekur nga Greqia dhe më  pas renditet Gjermania dhe Franca.

Ndërsa në total në vitin 2019 , u dhanë 20.3 milion leje qëndrimi të vlefshme që lejonin shtetasit jo të Bashkimit Evropian  të qëndronin në këto vende.

Numri i lejeve të vlefshme të qëndrimit në fund të vitit 2019 ishte më i larti në Gjermani me rreth 4.9 milion, ose 24% të stokut të përgjithshëm të lejeve të qëndrimit të vlefshme në BE, pasuar nga Italia 3.6 milion, Franca dhe Spanja.

Këto katër Shtete Anëtare së bashku përbënin 71% të numrit të përgjithshëm të lejeve të qëndrimit të vlefshme të dhëna qytetarëve jo të vendeve të BE-së.

Në fund të vitit 2019, qytetarët e Marokut ishin grupi më i madh që mbanin leje qëndrimi të vlefshme  me 2 milion , pasuar nga shtetasit e Turqisë 1.9 milion dhe  Ukrainës 1.3 milion. Këto ishin shtetësitë e vetme që kishin më shumë se një milion leje qëndrimi të vlefshme.

Numrat  të lartë  të leje qëndrimeve u regjistruan sipas Eurostat edhe për shtetasit e Sirisë me  974  mijë e ndjekur nga  Shqipëria me  868  mijë dhe më pas nga  Algjerisë .

Leje qëndrimet sipas vendeve

Maroku       1.9 mln

Turqia        1.8 mln

Ukraina       1.2 mln

Kina            1 mln

Siria             973.800 mijë

Shqipëria     868.500 mijë

Algjeria       699.600 mijë

Leje qëndrimet për shqiptarët sipas shteteve

Italia              417 mijë

Greqia          317 mijë

Gjermania     43 mijë

Franca         11 mijë

/abcnews.al/