Eurostat: Shqipëria e dyta në Europë për nivelin e taksave

schedule15:41 - 7 Dhjetor, 2017

schedule 15:41 - 7 Dhjetor, 2017

Me gjithë përparimin në raport me veten Shqipëria u rendit e dyta pas Rumanisë për nivelin më të ulët në Europë të mbledhjes së taksave në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në vitin 2016 sipas Institutit Europian të Statistikave -EUROSTAT. 

Shqipëria ka mbledhur më shumë taksa krahasuar me vitet e mëparshëm megjithatë është akoma larg mesatares së vendosur nga Bashkimi Evropian.Këtë tregon raporti i fundit i Institutit europian të statistikave.

Në tabelën përmbledhëse vendi ynë renditet i dyti pas Rumanisë ku shihet se gjatë vitit të kaluar janë mbledhur 27.1 % të PBB-së taksa, teksa mesatarja e BE për këtë vit ishte 40 për qind sipas monitor.

Në zonën e euros, të ardhurat nga taksat përbënin 41.3% të PBB-së në 2016, pak më shumë se raporti  41.2% në vitin 2015.

Raportet më të larta të grumbullimit të taksave në raport me PBB-në  i patën vende të tilla si Franca, Danimarka ,Belgjika  dhe Suedia  pasuar nga Finlanda ,Austria ,Italia dhe Greqia.

Rritja më e madhe e të ardhurave ne raport me PBB-në ishte në Greqi, rënia më e madhe në Rumani krahasuar me vitin 2015.

Në vitin 2016, pjesa e taksave mbi prodhimin dhe importet ishte më e lartë në Suedi .

Ndërsa Për taksat që kanë të bëjnë me të ardhurat nga pasuria, pjesa më e madhe arkëtimeve është regjistruar në Danimarkë .

Në vitin 2016, taksat mbi prodhimin dhe importet përbënin pjesën më të madhe të të ardhurave tatimore në BE (13.6% të PBB-së), pasuar nga kontributet shoqërore neto (13.3%) dhe tatimet mbi të ardhurat dhe pasuritë (13.0%)./abcnews.al

 

https://youtu.be/iuyjbFKIjBM

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!