EUROSIG vlerësohet me çmimin evropian

schedule13:56 - 13 Maj, 2018

schedule 13:56 - 13 Maj, 2018

EUROSIG vlerësohet me çmim europian për praktikat më të mira në biznes në 2018 nga Shoqëria Evropiane për Kërkimin e Cilësisë. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Bruksel, presidenti i EUROSIG, Kadri Morinaj, ka venë në pah vlerën e dyfishtë të këtij çmimi europian. Ai e ka cilësuar  si një vlerësim për standartet evropiane që ka arritur biznesi shqiptar, por edhe si një ogur të mirë në prag të hapjes së negociatave të anëtarësimit tê Shqipërisë në Bashkimin Evropian.  

Çmimi evropian me të cilin kompania EUROSIG u vlerësua në Bruksel nuk ishte thjesht një çështje biznesi. Teksa mori fjalën i treti pas përfaqësuesve të kompanive të Brazilit dhe Kinës, presidenti i kësaj kompanie, Kadri Morinaj, tregoi se sheh përtej çmimit. Ai foli më shumë për Shqipërinë sesa biznesin që përfaqëson. Vlera e vërtetë e një biznesi, sipas tij, është kur i shërben forcimit ekonomik të vendit të tij. Çmimin e konsideroi si një ogur të mirë për hapjen e negociatave të anëtarësimit tê Shqipërisë, si dhe një tregues të arritjes së standarteve evropiane të biznesit shqiptar.

Çmimi për praktikat më të mira të biznesit në 2018 iu akordua nga Shoqëria Evropiane për Kërkimin e Cilësisë (ESOR). Kjo shoqëri vlerësoi cilësinë e shërbimit ndaj klientit, zhvillimin strategjik të produktit, dhe performancën e menaxhimit dhe trajnimeve të Eurosig. Ndër kompanitë fituese në vite të vlerêsuara nga kjo shoqëri, ESOR rezultojnë kompanitë gjidande si Philips, BMW, Konica Minolta, Delta Air./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!