Europol, operacion kundër pastrimit të parave/ Arrestohen 9 persona, sekuestrohen 27 milionë euro në kriptovaluta

schedule11:28 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 11:28 - 18 Dhjetor, 2024

Europol ka goditur një grup kriminal gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër pastrimit të parave.

Sipas Europol, janë arrestuar 9 persona dhe sekuestruar 27 milionë euro në kriptovaluta.

Në komunikatën zyrtare, Europol thekson se veprime hetimore janë kryer edhe në Shqipëri me mbështetjen e SPAK e BKH, dhe se ky operacion është vazhdim i operacionit “Gorgon” të muajit korrik ku u godit klani “Çopja” në Elbasan.

Në muajin Gusht në Shqipëri, operacioni i përbashkët u kodua me emrin “Gorgon” – figura monstruoze sipas mitologjisë greke, me Meduzën si përfaqësuesen më të njohur të tyre.

SPAK bëri me dije në atë kohë se kishte lëshuar 33 urdhër-arreste ndaj anëtarëve të dyshuar të një organizate kriminale, që drejtohet sipas hetuesve nga dy vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!