Europiani U17 për femra, UEFA cakton gjyqtaren shqiptare

schedule08:10 - 6 Maj, 2024

schedule 08:10 - 6 Maj, 2024

Një gjyqtare shqiptare do të jetë e pranishme në fazën finale të Europianit U17 për femra që do të zhvillohet në muajin maj në Suedi. UEFA ka vendosur që t’i besojë një rol protagonisteje në këtë turne edhe gjyqtares nga Durrësi, Edjena Kapxhiu.

Kjo e fundit, është pajisur me stemën e FIFA-s këtë vit dhe bashkë me Emanuela Rustën, u caktua pak muaj më parë që të gjykonte një ndeshje në Champions League për femra.

Tani, për të do të jetë mundësia të tregojë veten edhe në një aktivitet prestigjioz si Europiani U17 që zhvillohet në Suedi në javët e ardhshme./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!