Europianët investojnë në Lezhë/ Polakë, çekë e gjermanë të interesuar për të blerë apartamente

schedule11:52 - 4 Shtator, 2023

schedule 11:52 - 4 Shtator, 2023

Në Lezhë po bëhen investime të reja, sa i përket pronave të paluajtshme, pasi ka kërkesë për apartamente, kërkesë e cila po vjen në rritje nga viti në vit.

Nga të dhënat e bashkisë,  për shkak të kësaj kërkesë ka pasur rritje të apartamenteve që janë ndërtuar në zonën e Shëngjinit.

Në këto vite janë shtuar të paktën 1,500 apartamente të reja, raporton gazetari i ABC News, Gjergj Figuri.

Ky treg që vjen nga emigrantë shqiptarë, por edhe pushues të huaj ka bërë që edhe çmimet të rriten.

Çmimi për metër katror në Shëngjin shkon nga 850 euro deri 1300 euro, ndërsa në Ranën e Hedhun çmimet janë akoma të larta dhe shkojnë nga 1500 euro deri në 2000 euro.

Gentjan Marku, agjent imobiliar në një intervistë për ABC News, është shprehur se çmimet e apartamenteve në Lezhë janë rritur me të paktën 25%.

Ai shton se janë shqiptarët e diasporrës blerësit kryesor, por edhe qytetarët të huaj.

“Blerësit më të shumtë janë shqiptarët e diasporës. Pastaj kemi edhe qytetarët nga shtetet e tjera, si Çekë, polakë, gjerman apo italianë.

Çmimet janë rritur me afërsisht 25%. Nëse para 3 viteve një apartament mund ta blije me 500 euro metri katror dhe tani ka shkuar në 850 euro metra katror.

Zona më e shtrenjtë është ajo e Ranës së Hedhun. Dukeqenëse Lezha është afër aeroportit të Tiranës, afër Kosovës, e Maqedonisë, shumë persona kërkojnë të investojnë pikërisht për këtë arsye”, tha agjenti./abcnews.al