Një turbinë e riparuar do të instalohet në një stacion kompresor të gazsjellësit Nord Stream 1 pasi të kthehet nga mirëmbajtja në Kanada dhe gazi natyror më pas do të furnizohet në vëllimet përkatëse, ka thënë Kremlini, bën me dije Al Jazeera.
Lexo edhe: Nord Stream 1: Pavarësisht kundërshtimeve të Ukrainës, Kanadaja i kthen Gjermanisë tubin e riparuar
“Turbina do të instalohet pasi të jenë përfunduar të gjitha formalitetet. Dhe gazi do të pompohet në vëllimet përkatëse, vëllimet që janë teknologjikisht të mundshme”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Lexo edhe: Komisioni Europian planifikon të reduktojë me 15% përdorimin e gazit në Europë
Ai shtoi se kishte më shumë pajisje Nord Stream 1 që kishin nevojë për riparim dhe Siemens Energy, kompania e cila i shërben objekteve, ishte në dijeni të kësaj. Peskov tha gjithashtu se Moska nuk ishte e interesuar për një ndalim të plotë të furnizimit me gaz rus në Evropë. /abcnews.al