Kontrollet dhe patrullimet e vazhdueshme përbëjnë “puzëlin” e masaveqë zbatohen gjatë festave të fundvitit në shumicën e shteteve europiane, nga frika e sulmeve të reja terroriste, pas gjakderdhjes në Universitetin “Charles”, në Pragë.
Konkretisht, në Gjermani, autoritetet po “skanojnë” si tregjet e Krishtlindjeve që mbledhin mijëra njerëz, ashtu edhe në katedrale. Kontrollet janë shtuar edhe në Katedralen e Këlnit, pas arrestimit të një burri.
“Megjithëse informacioni ka të bëjë me natën e Vitit të Ri, ne do të kujdesemi për sigurinë e vizitorëve të katedrales në prag të Krishtlindjeve nga sonte,” tha shefi i policisë së Këlnit, Michael Esher.
“Të dielën, të gjithë vizitorët do të kontrollohen përpara se të hyjnë në objektin e adhurimit”, njoftoi më tej policia, duke i këshilluar besimtarët që të mbërrijnë herët dhe të mos kenë çanta me vete.
Në të njëjtën kohë, frikën e një sulmi terrorist kanë shprehur shërbimet e sigurisë së Austrisë, Gjermanisë , Spanjës dhe Francës, me rrezik të shtuar në natën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Objektivat mund të jenë kishat në Këln, Vjenë dhe Madrid, sipas shërbimeve të sigurisë. Shërbimet e sigurisë në Danimarkë dhe Holandë janë gjithashtu në alarm.
Në Francën lindore, shërbimi anti-terrorist bëri pesë arrestime për një tentativë sulmi terrorist. Ministri i Brendshëm u rekomandoi organeve policore që të monitorojnë veçanërisht demonstratat dhe objektet me karakter fetar gjatë festave të fundvitit.
Në fakt, autoritetet franceze vazhduan arrestimin e pasagjerëve të një avioni me 303 indianë pas një ankese anonime për trafikim të paligjshëm të qenieve njerëzore. Avioni rumun ishte në fluturimin e tij Dubai-Nikaragua dhe u ndal për të karburantuar në aeroportin Vatry në Francën lindore./abcnews.al