Europa pritet të nënshkruajë një marrëveshje me SHBA-në për furnizimin me gaz

schedule09:17 - 25 Mars, 2022

schedule 09:17 - 25 Mars, 2022

Bashkimi Europian pritet të nënshkruajë një marrëveshje me SHBA-në për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm (LNG) për të zëvendësuar importet ruse, shkruan BBC

SHBA-ja ka vendosur të sigurojë të paktën 15 miliardë metra kub LNG deri në fund të vitit. Kombet europiane po përpiqen të reduktojnë varësinë e tyre nga karburantet fosile ruse pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

BE-ja është zotuar të reduktojë përdorimin e gazit rus me dy të tretat gjatë këtij viti nëpërmjet importeve nga vendet e tjera dhe rritjes të energjisë së rinovueshme. Kryeministri belg Alexander de Croo përshëndeti marrëveshjen duke thënë se do të ndihmonte në uljen e çmimeve të gazit në Europë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!