Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Europa po armatoset, DW: Kërkon pavarësinë nga SHBA-ja

schedule18:30 - 10 Korrik, 2026

schedule 18:30 - 10 Korrik, 2026

Europa po përpiqet të forcojë mbrojtjen e saj dhe të ulë varësinë nga Shtetet e Bashkuara, edhe pse për momentin armët amerikane mbeten shtylla kryesore e riarmatosjes së kontinentit.

Në samitin e NATO-s në Ankara, kompanitë amerikane siguruan kontrata të rëndësishme, ndërsa blloku europian nisi hapa për të zhvilluar kapacitetet e veta.

Në sektorin e raketave, prodhimi pritet të zhvendoset pjesërisht në kontinentin e vjetër. Kompanitë Lockheed Martin dhe Rheinmetall kanë rënë dakord për bashkëprodhimin e raketave ATACMS në Gjermani, me synimin për të rritur rezervat europiane pa dëmtuar industrinë amerikane.



Një nga sfidat kryesore mbetet mbrojtja ajrore. Sistemi amerikan Patriot vazhdon të jetë baza e mbrojtjes së shumë vendeve të NATO-s dhe luan rol kyç edhe në Ukrainë. Megjithatë, Europa po zhvillon alternativa, si sistemi franko-italian SAMP/T NG për mbrojtjen me rreze të gjatë dhe IRIS-T i Gjermanisë për distanca të mesme. Këto sisteme synojnë të krijojnë një mburojë ajrore më të pavarur europiane gjatë viteve të ardhshme.

Edhe në fushën e sulmeve me rreze të gjatë, Europa ende mbështetet te teknologjia amerikane, thotë DW. Gjermania ka planifikuar blerjen e raketave Tomahawk nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa synon të zhvillojë raketa dhe sisteme të veta me rreze veprimi deri në 2 mijë kilometra.

Një tjetër mësim nga lufta në Ukrainë është rëndësia e dronëve. Bashkimi Europian synon të krijojë një industri të përbashkët për dronët dhe sistemet kundër tyre. Në këtë projekt, përveç vendeve të BE-së, merr pjesë edhe Ukraina, e cila sjell përvojën e saj të drejtpërdrejtë nga përdorimi masiv i mjeteve fluturuese pa pilot në luftë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!